Pas deklaratës së Presidenti Trump se transgjinorët nuk mund të shërbejnë në ushtrinë amerikanë, kanë reaguar disa prej këtyre ushtarëve që i shërbejnë SHBA-së.

Ushtari transgjinor, Logan Ireland thotë se askush nuk mund ta ndalojë që t’i shërbejë vendit të tij.

“Nuk mund të më mohoni të drejtën për t’i shërbyer vendit tim, kur jam plotësisht i kualifikuar dhe i gatshëm të jap jetën time”, tha ai.

Sa i përket deklaratës së Trump, ai e sfidoi: “Do të doja t’i shihja duke u përpjekur që të më largojnë nga ushtria”.

Jack Schuler, një transgjinor që shërben si specialist i operacioneve kimike në ushtri, tha: “Dua t’i shërbej këtij vendi dhe njerëzve të tij. Dua të jem pjesë e kësaj familje ushtarake”.

Pavarësisht deklaratës së Presidentit Trump që transgjinorët nuk duhet të vazhdojnë të jenë më pjesë e ushtrisë amerikane, nuk ka dalë asnjë udhëzim zyrtar që të ndalojë rekrutimin e transgjinorëve.