Hulumtuesi i lartë irakian nga Human Rights Watch, Belkis Wille, ka deklaruar se forcat irakiane kanë kryer abuzime të shfrenuara të të drejtave të njeriut në Mosul, duke shtuar se ka pak gjasa që përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë.

Raporti i fundit i HRW është njëri nga një seri raportesh që grupi ka publikuar javët e fundit pas betejës së gjerë për rimarrjen e qytetit të vjetër të Irakut nga grupi i të ashtuquajtur Shteti Islamik.

“Ajo që kemi parë janë vrasje të shumta jashtëgjyqësore të njerëzve nga ana e forcave irakiane, që ata thonë se ishin të lidhura me ISIS’in: pa ndonjë gjyqtar, pa ndonjë gjykim, thjesht duke i ekzekutuar ata në fushën e betejës”, tha Wille.

Të dhënat bazohen në “dëshmitarë të dorës së parë të ekzekutimeve dhe abuzimeve”, dhe këta individë gjithashtu i dhanë Willeit “dëshmi me foto dhe video”.

“Me të vërtetë, të gjitha forcat irakiane që janë të përfshira në këtë betejë kundër ISIS kanë kryer abuzime të shfrenuara, duke përfshirë krimet e luftës”, shtoi ai.