Ushtarët izraelitë, në bastisjet e bëra në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që mbajnë të pushtuar, arrestuan 19 palestinezë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite, ndërkohë që ushtarët izraelitë bënë një bastisje në Kampin e Refugjatëve Kalendija në veri të Jerusalemit Lindor, si pasojë e shpërthimit të bombës zhurmuese ndërkohë që ushtarët mundoheshin të zmbrapsin të rinjtë palestinezë të cilët reaguan ndaj tyre, një ushtar izraelit mbeti i plagosur.

Në deklaratë bëhet e ditur se në bastisjen në fjalë 3 palestinezë u arrestuan ndërsa ushtari i plagosur izraelit u dërgua për kurim në spital.

Gjithashtu jepet informacioni se në bastisjet e ushtarëve izraelitë në qytete dhe qyteza të ndryshme të Bregut Perëndimor, me pretendimin “për implikim në veprimtari terroriste” u arrestuan edhe 16 palestinezë të tjerë.

Forcat izraelite shpeshherë bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor dhe arrestojnë palestinezët duke nxjerrë pretendime të ndryshme./TRT/