Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 23 palestinezë anëtarë të Hamasit në qytetet e ndryshme të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të shërbimit izraelit të inteligjencës së brendshme Shin Bet, thuhet se është kryer një operacion nga ushtarët izraelitë në qytetet e ndryshme të Bregut Perëndimor. Në bastisjet janë arrestuar 23 palestinezë, anëtarë të Hamasit.

Ushtarët izraelitë sot në mëngjes arrestuan edhe 2 deputetë të Këshillit Legjislativ të Palestinës, nga qytetet Selfit dhe Eriha në jug të Bregut Perëndimor.

Global

Forcat izraelite shpesh herë zhvillojnë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të cilat gjenden nën okupim, me ç’rast arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas raportit të institucioneve mes të cilëve edhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden rreth 7 mijë palestinezë mes të cilëve 57 gra, 300 fëmijë dhe 481 nga Jerusalemi Lindor që gjendet nën okupim.

T mobile In article [4]