Një video e publikuar së fundi ka sjellë në dritë një anë tjetër të historisë së vrasjes se 3 pjesëtarëve të Forcave Speciale amerikane në nëntorin e kaluar në një bazë ushtarake të Jordanisë

Kjo ngjarje ishte shpjeguar si “të shtëna të gabuara të rojës jordaneze”, mirëpo tani duket se e gjithë ngjarja është në fakt një beteje 6 minutëshe ku amerikanët ishin strukur prapa barrierave dhe i kanë bërë me dorë atij në shenjë dorëzimi, mirëpo sulmuesi e ka mbyllur barrierën dhe i ka vrarë ata.

Pamjet që u bënë publike të hënën nga ushtria jordaneze, janë në kundërshtim me deklaratën e zyrtarëve jordanezë të cilët thanë se amerikanët nuk kishin ndalur para hyrjes.

“Jordania ka dashur ta zvogëlojë këtë çështje, duke thënë se ka qenë faji i amerikanëve”, shprehet James Moriarty, një avokat amerikan.

T mobile In article [4]

Fillimisht, të dy qeveritë, ajo amerikane dhe jordaneze anuluan detajet lidhur me të shtënat, kurse zyrtarët amerikanë nuk e kishin përmendur fare faktin se të tre të vrarët ishin duke trajnuar rebelët sirianë si pjesë e programit konvertues të CIA’së, transmeton gazetametro

Rasti i ka gjetur të hutuara të dy palët, të cilat nuk kanë mund ta lidhin sulmuesin me ndonjë ideologji ekstremiste të cilat mund ta dërgonin atë drejt vrasjes së amerikanëve.

Video nuk shfaq ndonjë arsye pse gjuajtjet kanë ndodhur. Nuk ka zë, duke e bërë të paqartë se çka flasin njerëzit e përfshirë, dhe këndi i kamerës është i kufizuar, ajo tregon vetëm dy nga katër veturat që gjendeshin aty pasi të shtënat filluan.