Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dërgoi urim deri te presidenti amerikan Donald Tramp me rastin e Festës kombëtare të SHBA-së, me ç’rast ka shprehur dëshirë për prosperitet të përgjithshëm të këtij vendi dhe për mirëqenie të popullit amerikan.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në urimin kryeministri Zaev i vlerëson marrëdhëniet me SHBA-në si ekskluzivisht të rëndësishmne, ndërsa angazhimi për përforcimin e tyre të mëtejshëm me interes të madh dhe dëshirë të qytetarëve të Republikës të Maqedonisë.

“Roli i administratës amerikane në funksion të asistencës gjatë proceseve të mëdha reformeuse në Maqedoni është i pazëvendësueshëm”, thuhet në letrën e Zaevit dërguar presidentit Tramp.

Zaev shpreh falënderim edhe për përkrahjen që SHBA-ja në vazhdimësi ia jep Republikës së Maqedonisë, posaçërisht lidhur me aspiratat tona për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO.