A do të guxonit të kalonit nëpër këtë urë duke shikuar poshtë saj?
Kjo urë pezulluese e gjatë 500m dhe e lartë 90m – më e gjata në botë – lidhë fshatrat malorë Zermatt dhe Graechen në Randa, Zvicër.
E emëruar ‘Europabruecke’ (Ura Evropa), ura u inaugurua zyrtarisht këtë mëngjes dhe nëpër të kaluan njerëzit e parë guximtarë, transmeton Gazeta Express.
Poshtë urës është përroska ‘Grabengufer’, një zonë në malin më të lartë të Zvicrës.
Ura e re – që mbahet nga tetë tonë kabllo – është vetëm 60cm e gjerë.