Manchester United e dëshiron në “Old Trafford” James Rodriguezin e jo Alvaro Moratan, bëjnë të ditur mediat britanike.

Romelu Lukaku do të luajë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale legjenda e “Djajve të Kuq”, Phil Neville, çka do të thotë se Alvaro Morata mbetet jashtë.

Por, Mourinho dëshiron të bëjë Pazar edhe më tej në Madrid. Sipas The Independent, trajneri portugez do të insistojë për mesfushorin kolumbian, James Rodriguez, pasi Wayne Rooney pritet të transferohet në Everton.

Madridi dëshiron të krijojë hapësirë për yllin e Monacos, Kylian Mbappe dhe presin të përfitojnë 70 milionë euro nga shitja e kolumbianit.