Manchester United është gati të marrë Romelu Lukaku për 125 milionë euro, duke fituar garën me Chelsea për sulmuesin e Everton. Gjatë muajit qershor u duk se Chelsea ishte shumë pranë sulmuesit nga Belgjika, i cili po mendonte rikthimin në “Stamford Bridge”, por sipas shtypit anglez Mourinho ka dhënë urdhër të shpenzohen rreth 100 milionë paundë për Lukaku dhe nëse marrëveshja do të arrihet ai do të jetë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Lukaku te United dhe Rooney te Everton, sipas “Daily Mail” këto lëvizje do të zyrtarizohen në ditët e ardhshme

Romelu Lukaku, autor i 26 golave në sezonin e kaluar, do të ishte gati të shkonte te Chelsea, por klubi i Everton hezitoi të pranonte ofertën për 90 milionë eurosh nga “blutë” dhe duket se ka nisur bisedimet me “djajtë” që kanë vendosur në tavolinë 125 milionë euro. Drejtuesit e Everton kanë pasur gjithmonë relata shembullore me ata të Manchester United dhe shumë të ftohta me Chelsea, sidomos pas asaj që ndodhi me John Stones para dy sezonesh.