Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka dhënë dritën jeshile për shitjen e Chris Smalling gjatë kohës së transferimeve, raporton The Sun.

Mourinho tashmë ka nënshkruar me Victor Lindelof nga Benfica këtë verë dhe është i interesuar për të përmirësuar radhët e mbrojtjes para fundit të gushtit.

Kjo duket se paraqet fundin e Smalling pas një karriere shtatëvjeçare në United, për shërbimet e të cilit tashmë interesim kanë shprehur Arsenal dhe West Brom.