Manchester United ka hequr dorë nga mesfushori francez, Tiemoue Bakayoko

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka hequr dorë nga mesfushori i Monacos, Tiemoue Bakayoko, shkruan Sky Sports.

Francezi tashmë nuk bën pjesë në planet e Unitedit, pasi kërkohen mesfushorë të tjerë.

Në listën e portugezit janë dy mesfushorët tjerë, Nemanja Matic i Chelseat ose Eric Dier i Tottenham Hotspur.

Ky është një lajm shumë i mirë për Chelsean, skuadër e cila ka mbetur në garë e vetme për Bakayokon.