Nga Mersel Bilalli

Një damë aristokratike iu drejtua kompozitorit të famshëm Gioachini Rossini: “A është e vërtetë se fosfori nga mishi i peshkut e rrit inteligjencën njerëzore?” “Po sigurisht” – pa menduar fare, i përgjigjet kompozitori . “Por, cilin lloj të peshkut do ma rekomandonit mua”, – vazhdoi zonja. “E pra ju duhet të hani tërësisht një balenë”, – i përgjigjet kompozitori.
Gruevski do të ktheheshka në pushtet! Njerëzit këte e përjetojnë si komedi, ndërkaq ai ndoshta si tragjedi! Do njerëz posedojnë aq mendjemadhësi sa u mungon mendja e shëndoshë. Aleksandri i Madh ndoshta ringjallet, por jo edhe pushteti i Gruevskit. Vmrovcët ndoshta janë të bindur se njerëzit e këtuit kurrë nuk e kanë shijuar peshkun. Ata koaliciononin me djallin dhe dihej se do na ndodhë ferri. Përderisa djalli e tërheq liderin kah fundi i ferrit, e tërë struktura vmroviste tenton ta shpëtojë, jo koshient se edhe vet fundosen. Deputetët e tyre në vend që t’u bashkohen reformatorëve të cilët me siguri se do të bëhen faktorë të rëndësishëm, ata vazhdojnë të jenë shërbetorë të “familjes”, e cila sikur edhe dhjetë balena të hajë, mendja s’i vjenë. Ndërkaq të tjerët sikur nuk kuptojnë se keq bëhet jo vetëm duke bërë vepra të këqija, por edhe duke qëndruar indiferent ndaj tyre.
Tani kërkojnë urgjentisht anëtarësim në NATO dhe UE! Kërkojnë mençuri në harxhimin e parave, kërkojnë gjyqësor të paanshëm, administratë profesionale, media të lira! Pra, gjithçka që nuk e bënë vet, madje bënin të kundërtën. Kur ishin në pushtet apetitet i kishin në disproporcion të madh me logjikën e shëndoshë. Këtu peshku nuk ndihmon, si duket do duhet neuropsikiatër me famë. Pasi ata me politikën si gomari me muzikën.
Të “gëlltitni” nga 800 euro në ditë (madje si eshalon i tretë, e mos të flasim për të parin dhe të dytin) dhe të quheni të ndershëm, është njësoj sikur të punoni në një shtëpi publike dhe të jeni të virgjër. Pra, jo vetëm që paskemi pasur një shtet të robëruar, por edhe të përdhunuar e grabitur. Tani shohim se si shkritoret e huaja qenkan paguar tri herë më shumë se sa ofertat e brendshme. Kanë reketuar e shantazhuar pothuajse çdo biznes, diku kanë grabitë aksione, madje edhe kompani të tëra. Kanë shkatërruar jetëra e fate dhe gjithë atë e kanë shitur për patriotizëm! Kurse në fakt shtetin e shndërruan në Hiroshimë pas bombës atomike. Ndoshta kjo ishtë një ndëshkim prej Zotit që ndodh një herë në 1000 vjet, ose ndoshta një fatkeqësi historike, ashtu sikur Noes i ndodhi përmbytja, Pompeit i ndodhi Vezuvi, Titanikut i ndodhi fundosja, Indonezisë cunami. Kurse tani kreu i atij defekti kërkon 20 truproje që do ta mbrojnë nga populli i vet. Por, lufta për drejtësi për të dobëtit është e paarritshme, për frikacakët është e panjohur, kurse për trimat është sfidë dhe shancë.

Tani kapen për marrëveshjen me Bullgarinë e cila gjoja se shkel identitetin. Por, gjëja e parë, është se identitetin e vërtetë as luftërat nuk mund të kërcënojnë, e lëre më një copëz letre. E dyta, mjerë ai identitet që duhet ta mbrojnë bandat! Kështu mbrapsht mund të mendojnë vetëm ata të cilëve anijet u fundosen në ujëra të cekta. Udhëheqësit duhet të zgjidhin probleme, e jo t’i komplikojnë. Manipulatorët rregullisht problemet i kanë stërzmadhuar që t’ua turbullojnë mendjet njerëzve, ndërkaq qëllimi i tyre ka qenë vjedhja. Për ata që kanë qëllim të mirë Tibetianët thonë – më mirë të ndezni një dritë të vogël se sa gjithë kohën ta mallkoni errësirën. Porm vmrovcët vazhdojnë me logjikë – nëse nuk mund më shumë shtetin ta vjedhim, atëherë të paktën ta përbytim. Dhe vazhdojnë ta bllokojnë parlamentin për të parandaluar zgjedhjen e një prokuror të ri, sepse shumë lehtë do të mund të gjindeshin në vë vend të listës zgjedhore në ndonjë listë tjetër. Kurse Zvrlevski institucionalisht ”i vdekur” rrezikon konstatimin e “ndërgjegjes” në injorimin e shumë veprave penale. Ai sikur vështirë kupton se tani më është i vdekur, por akoma i pa varrosur.

Global

Tregu i Ballkanit Perëndimor

Në Triestë, si pjesë e “Procesit të Berlinit”, ku temë kryesore ishte krijimi i një tregu të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, dukshëm u theksuan polemikat. Nga ajo se ai është një interes i përgjithshëm rajonal për zhvillim të përbashkët, deri te ajo se ai nuk është interes i askujt, pos atyre që kanë qëllimin e sigurisë rajonale, por që askush s’ka marr guxim që t’i kundërviet Merkeli. Disa analistë serbë janë të mendimit se në kushte të një “bashkimi” të tillë, tregtar, Kosova faktikisht do të njihej edhe nga Serbia, pasi do të ishte palëe e barabartë e Marrëveshjes për treg të përbashkët. Njëherit kjo kategori e analistëve mendojnë de këtu ndikimi rus tepër do të dobësohej. Udhëheqësia e Republika Srpskës (në BeH) është kundër një unioni të tillë, sepse ajo do të thotë fund i aspiratave të saja për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina. Shqipëria i jep mbështetje këtij unioni sepse do të jetë në mesin e faktorëve më relevantë të tij. Ajo pret një zhvillim të madhë veçanarisht në infrastrukturë dhe turizëm. Kosova është kundër këtij tregu pasi që mendojnë se fjalën kyçe atje do ta kenë serbët, a edhe buxheti i saj mbushet nga doganat që në kushte të një tregu të përbashkët ato do të ulen dukshëm. Maqedonia si duket i jep mbështetje paraprake, por akoma nuk ka llogaritur se sa do të përfitojë prej tij, por pa dilemë se do ta ketë shumë mëmirë se tregu liliput që ka. Edhe Mali i Zi jep mbështetje edhe pse ekziston mendimi se ata janë shumë më para në rajon dhe se një uni on i tillë do ta ngadalësonte antarsimin e shpejtë të këtij shteti në UE. Bosnja e Hercegovina jep mbështetje të fuqishme pasi ky treg është garancë shumë e madhe për sigurinë dhe shtetësinë e saj.
Tregu i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe deri më tani ka funksionuar në kuadër të CEFTA-s, si tregti e lirë, por tani tregu synon të hapet plotësisht. Subjektet tregtare të cilit do shteti anëtar do të kenë kushte të njëjta në gjithë unionin sikur edhe subjektet e brendshme tregtare. CEFTA ndihmoi që eksporti brenda të gjitha shteteve anëtare të rritet për 75 për qind. Sipas FMN-së, produkti i përgjithshëm i brendshëm i këtyre vendeve tani ka arrit në 243.5 miliardë dollarë. Tregun do ta përbëjnë rreth 20 milionë banorë dhe ajo do të jetë joshëse edhe për investitorët e huaj, duke përfshirë edhe kompanitë multinacionale.
Këtu dukshëm do të zvogëlohej papunësia, ikja e talentëve, do të aplikoheshin standard të përbashkëta, do të forcohej aftësia konkurrente e kështu me radhë. Gjithashtu me heqjen e barrierave në tregti shtetet do të kenë performancë më të fortë në tregjet evropiane. Ndërsa dukshëm do të përmirësohej edhe situata e sigurisë në rajon i cili është i talentuar për urrejtje dhe luftëra. Popujt e këtuit shekuj me radhë më shumë i kanë larguar fjalët se sa kilometrat.
Dyshimet janë të pa arsyeshme, pasi që një union i tillë tregtar nuk do të ketë organet e veta (parlament, qeveri, gjyqësor, etj), por marrëveshjen do ta implementojnë vet pushtetet vendore. Poashtu është përtej mendjes të mendohet se këtu do të humbeshte sovraniteti ose se do të krijohet ndonjë Jugosllavi e re. Këte Tek e fundit, një union i tillë do të ishte i përkohshëm, pra deri në anëtarësimin e këtyre shteteve në UE, ku më pas automatikisht do të shuhej.

T mobile In article [4]