Teuta Rugova pre e vëllaut të saj Ukë Rugova.

Kështu e konsideron përkrahjen e Teuta Rugovës për Ramush Haradinajn, analisti politik Krenar Shala.

Sipas Shalës, Ukë Rugova ka ndikuar tek Teuta, që ta përkrah Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

“Mendoj që Teuta Rugova është pre e presionit të madh nga vëllau i saj, Ukë Rugova dhe i cili siç e dimë është i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar”, vlerëson Shala për Gazeta Blic.

Shala thotë që e gjithë kjo situatë, është e menduar mirë nga Ukë Rugova.

T mobile In article [4]

“Ukë Rugova synon që ta shpëtoj veten, duke i bërë presion motrës së saj deputete për të bashkepunuar me PAN-in, vetëm për ta shpëtuar veten nga drejtësia”, tha Shala.

Marrëveshje ndërmjet PAN-it dhe deputetes së LDK-së Teuta Rugova ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në rezidencën e Ibrahim Rugovës në Prishtinë.

Global