“Deri më tani ka shifra interesante që flasin për një interesim të shtuar të studentëve që po zgjedhin të ndjekin programet studimore që ligjërohen në gjuhën angleze, e që përbën një indikator të fuqishëm për këtë përparësi konkurruese ndërkombëtare që ka universiteti ynë. Kemi dizajnuar sistemin e bursave meritore, ku çdo studenti të shkëlqyeshëm nga shkolla e mesme me notën mesatare 5.00, Universiteti ia mbulon 50% të pagesës së shkollimit, kurse studentëve me sukses të përgjithshëm 4.5 deri në 4.99, Universiteti ua mbulon 30% të pagesës së shkollimit dhe ky standard i bursave vlen për të gjithë studentët nga Maqedonia, Kosova, apo i tërë rajoni”, shprehet rektori i k;tij Universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika.

Zyrtarisht paraqitja e nxënësve në afatin e parë të konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë dhe Shkup po vazhdon dhe do të zgjasë deri më 31 gusht. Vlen të theksohet se edhe këtë vit po vërehet një interesim i theksuar nga maturantët, që dëshirojnë ta fitojnë statusin e studentit në këtë Universitet.

“Aplikimet për studime në UEJL, që tani po japin rezultatet e pritura. Gjithashtu, me rëndësi është fakti se gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë po arrijnë ta identifikojnë UEJL-në si universitetin e së ardhmes, ndërsa tregu i punës qartë po e bën dallimin mes diplomave, dijeve dhe kompetencave të matshme, ku universiteti ynë po dëshmohet për standarde të barasvlershme me ato më të avancuarat ndërkombëtarisht”, ka theksuar rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Oferta studimore e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup për vitin e ri akademik 2017/2018 në pesë fakultete, edhe atë: Drejtësi, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca dhe Teknologji Bashkëkohore, Administrim Publik dhe Shkenca Politike dhe Gjuhë, Kultura dhe Komunikim, përfshinë një numër të madh të programeve studimore, në dy ciklet (deridiplomike dhe të magjistraturës), të cilat lidhen me synimin për të qenë universitet i gjeneratës së teknologjisë. Duke dashur ta ruajmë cilësinë në studimet e doktoraturës në përputhje me planin strategjik që ka Universiteti, këtë vit Senati ka vendosur që të mos ketë studime të doktoraturës. Të njëjtat, do të vazhdojnë nga viti i ardhshëm, sipas programeve studimore dhe mentorëve që tashmë janë akredituar.

Sipas rektorit Dika, UEJL këtë vit, për herë të parë, si një institucion i arsimit të lartë në rajon, aplikon sistemin e ashtuquajtur të “tutorimit”, ku çdo student, i cili do të regjistrohet në Universitetin e Evropës Juglindore, do të ketë një tutor (profesor), i cili do të kujdeset për ecjen akademike dhe karrierën e studentit. Sa i përket bursave që ofron ky universitet, rektori Dika tha se UEJL ndjek një politikë të përkrahjes financiare, që secili student që është i shkëlqyeshëm të mos ketë asnjë barrierë financiare për t’u regjistruar në UEJL.

T mobile In article [4]

“Kemi dizajnuar sistemin e bursave meritore, ku çdo studenti të shkëlqyeshëm nga shkolla e mesme me notën mesatare 5.00, Universiteti ia mbulon 50% të pagesës së shkollimit, kurse studentëve me sukses të përgjithshëm 4.5 deri në 4.99, Universiteti ua mbulon 30% të pagesës së shkollimit dhe ky standard i bursave vlen për të gjithë studentët nga Maqedonia, Kosova, apo i tërë rajoni”, u shpreh rektori Dika.

Deri më tani ka shifra interesante që flasin për një interesim të shtuar të studentëve që po zgjedhin të ndjekin programet studimore që ligjërohen në gjuhën angleze, që përbën një indikator të fuqishëm për këtë përparësi konkurruese ndërkombëtare që ka universiteti ynë. Programet studimore në gjuhën angleze dhe programet që zhvillohen në gjuhët tona, janë gjithashtu parakusht i domosdoshëm për rritjen e shkëmbimit (mobilitetit) të stafit dhe studentëve, duke na bërë që të jemi të dukshëm në hartën e universiteteve ndërkombëtare, veçmas në kuadër të projektit për mobilitet ERASMUS+.

Trajtimi i gjuhës angleze në universitet po ndjek kërkesën e punëdhënësve për të diplomuar me shkathtësi të avancuara të gjuhës angleze – si një ndër parakushtet për të siguruar qasje edhe në tregje të reja ndërkombëtare.

“Përveç përvojës 16 vjeçare të fuqishme të bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare, gjithashtu ne kemi vendosur si qëllim që në çdo program studimor, pavarësisht se në cilën gjuhë studiohet, së paku një profesor ndërkombëtar duhet ta mbajë një lëndë në gjuhën angleze. Gjithashtu, kemi 21 të punësuar në Qendrën e gjuhëve, lektorë me magjistratura dhe edukim profesional për t’i përgatitur studentët tanë me kompetenca të gjuhës angleze, ku iu mundësojnë studentëve të rrisin nivelin e njohjes së gjuhës angleze, shkathtësi kjo shumë e nevojshme dhe e dobishme për tregun e punës. Po ashtu, në këtë drejtim do t’i veçoja edhe programet e mobilitetit, ku çdo student gjatë kohës së studimeve ka mundësi që një semestër ta kryejë në njërin nga universitet partnere në Evropë dhe se këto përvoja ndërkombëtare i ndihmojnë ata për të siguruar një vend më të mirë pune dhe për të qenë më të dobishëm për shoqërinë”, shprehet rektori Dika.