UEFA ka njoftuar se Eric Bailly i Manchester Unitedit është suspenduar për tri ndeshjet e radhës.

Në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Evropës ndaj Celta Vigos, Bailly ishte ndëshkuar me të kuq pas përplasjes me Facundo Roncaglian.

Bailly fillimisht ishte dënuar vetëm me një ndeshje suspendim, që shpiu në mungesën e tij në finale, por tani UEFA ia ka shtuar edhe dy ndeshje moslojë.

Global

Futbollisti tani do të mungojë në finalen e gushtit ndaj Real Madridit në Super Kupën.

T mobile In article [4]