Çuditë e futbollit, Neymar kërkohet për 222 milionë €, futbollisti në Turqi blihet për 10 litra vaj ulliri

Janë të shumta akuzat nga fansat e futbollit në ditët e sotme se ky sport nuk është më i njëjtë pasi në momentin që ke para mund të marrësh të gjithë lojtarët që dëshiron.
Prej disa ditësh po përflitet një largim i mundshëm i Neymar nga Barcelona te Paris St Germain në Francë për shumën e 222 milionë eurove që ka klauzolën në kontratë.
Por një situatë krejt e kundërt ka ndodhur me një lojtar në Turqi, i cili do të luajë për një ekip amator vetëm për…10 litra vaj ulliri.
Sumail Muhamed është transferimi më i ri i një klubi të ligës së katërt të Turqisë.
Futbollisti ganez ka kaluar në radhët e skuadrës Yörükalispor, ku do të luajë plot dhjetë ndeshje dhe si shpërblim do të marrë vetëm 10 litra vaj ulliri.
Këtë shpërblim nuk e ka kërkuar vetë lojtari, por kanë qenë banorët e fshatit që kanë menduar t’ia japin si dhuratë për lojtarin.
E çuditshme, por e vërtetë! Një rast i mirëfilltë që na tregon edhe njëherë për botën ku jetojmë! /blitz/