51 të akuzuar nga Prokuroria Publike Speciale këtë verë nuk do të jetë në gjendje për të bërë pushime jashtë vendi.

Gjykata Penale me kërkesë të PSP-së konfiskuar 51 pasaporta edhe atë si një masë paraprake, kurse për disa nga të pandehurit si një masë alternative ndaj paraburgimit.

Më shumë pasaporta janë komfiskuar për rastin e mashtirimit në zgjedhje, të njohur me emrin “Titanik”, gjithsejt 21. Pa pasaporta kanë ngelur: Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Elizabeta Kançeska-Milevska Martin Protogjer, Vladimir Peshevski, Kiril Bozhinovski, Sasho Mijalkov, Ilija Dimovski, Dragan Pavlovic – Latas, Ivona Talevska, Gjoko Popovski, Goran Grujovski, Toni Jakimovski, Nikola Boshkovski, Nebojsa Stajkoviç Toni Trajkovski.

Të gjithë këta janë ankuar për masat, por gjykatësit i hodhën poshtë, duke potencuar  se vendimet në këto masat siguron praninë e tyre të vazhdueshme në procedurat gjyqësore.
Në shpjegimet e Gjykatës së Apelit thuhet se masa do të zgjasin deri sa janë të nevojshme.

Global