Mirald Metallari aktualisht ndodhet në burg dhe ndaj tij pritet të jepet masa e arrestit, ndërsa e ëma është ende në spital. Disa ditë më parë Mirladi qëlloi me armë në drejtim të të atit dhe e la atë të vdekur në vend.

Përpara prokurorëve, në dëshminë e tij, i riu me banim në Bathore ka treguar se ishin duke punuar bashkë me të atin dhe se i ishte derdhur kova me llaç, kur babai nuk e ka mbajtur dorën dhe e ka qëlluar me grusht.

Ka qenë ky moment që e ka nxehur djalin, i cili ka lënë punën me të atin, është futur brenda në shtëpi, ka rrëmbyer armën e ka qëlluar në drejtim të së ëmës e më pas të babait.

Global

Dëshmia në Prokurori:

Prokuroria bën me dije se është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në praninë e avokatit të zgjedhur kryesisht, shtetasi Mirald Metallari, i cili ndër të tjera ka deklaruar:

T mobile In article [4]

“Më datë 24.07.2017, rreth orës 6 të mëngjesit, ka ndihmuar të atin (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë. I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi, Miraldi ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dalë jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit.

Aty ka marrë armën e shërbimit të babait dhe pasi ka dalë me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën, shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndalojë dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja. Nëna e tij ka dashur përsëri ta ndalojë, por Miraldi ka qëlluar me armën e zjarrit në drejtim të saj në një distancë prej 3 (tre) metrash. Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Miraldit.

Ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij, duke mbaruar të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës. Më pas Miraldi thekson se ka shkuar tek e ëma, e cila ishte shtrirë përtokë në verandën e shtëpisë, e ka marrë atë dhe e ka futur në makinën e tij, me qëllim për ta dërguar në spital.

Me vete ka pasur edhe armën e zjarrit që kishte kryer ngjarjen. Ai është nisur për në Spitalin e Traumës Laprakë. Kur ka qenë në hyrje të rrugës për te spitali, e ka ndaluar një patrullë policie dhe e ka shoqëruar në mjetin e policisë, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në Spitalin e Traumës.

Në deklarimin e tij, ky shtetas thekson se armën ua ka dorëzuar vetë punonjësve të policisë. Në shpjegimet e tij ky person sqaron se nuk ka pasur konflikte të më- parshme me të atin”.