Një e re është hedhur nga shkëmbinjtë në Antalia të Turqisë pasi ishte grindur me të dashurin. Gjithçka është fotografuar sekondë pas sekonde nga fotoreporterët. Sipas Agjencisë së lajmeve “IHA”, 23-vjeçarja S.Y. mbërriti rreth orës 11:00 (me orën lokale) në bregdet, ku nisi të pinte alkool dhe fliste me zë të lartë në telefon. Herë pas here qante.
Pasi e theu telefonin për tokë, u afrua tek humnera në bregdet. Njerëzit që e panë në gjendje të rënduar psikologjike njoftuan menjëherë policinë, e cila mbërriti pa vonesë. Forcat e policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë u përpoqën ta bindnin të largohej nga shkëmbinjtë, por më kot. Më pas ndërhynë punonjësit e shëndetësisë, nga të cilët e reja kërkoi birra. Megjithëse ia plotësuan kërkesën, e reja sërish e lëshoi veten nga shkëmbinjtë.