Një tjetër rast i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është goditur nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve ne D.V.P. Shkodër.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Rrethina”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi: Margjin Livalli, 46 vjeç, banues në Shkodër:

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 115 kilogramë.