Senatori amerikan, John McCain, tha se së shpejti do t’i kthehet punës në Uashington, edhe pse është diagnostikuar me kancer në tru.

“E vlerësoj shumë mbështetjen. Do të kthehem shpejt për partnerët e mi në Kongres me të cilët kacafytem”, tha McCain përmes një postimi në Twitter.

Mjekët thonë se McCain, 80 vjeç, ka glioblastomë, një kancer agresiv që shoqërohet me mpiksje gjaku. McCain është operuar  javën e kaluar.

Ai është veteran i luftës në Vietnman dhe kryeson Komitetin e Senatit për Shërbimet e  Armatosura.

“Senatori McCain ka qenë gjthmonë luftëtar”, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, duke i uruar shërim të shpejtë.

T mobile In article [4]