Historia e një 12 vjeçareje nga Pakistani që u vra nga familja e saj, pasi u arratis me një djalë, po bën bujë në mediat ndërkombëtare.

Vajza me emrin Naghma ka lënë shtëpinë e saj në fshatin Kadej, më 23 qershor, përpara se të ndalohej nga zyrtarët e sigurisë.

Zyrtarët lokalë njoftuan se Naghma i është dorëzuar familjes, e cila u premtoi forcave të sigurisë së vogëlushja nuk do të lëndohet

Por, zyrtarët thanë se vajza është vrarë “për shkak të nderit, më 27 qershor, nga familja e saj”.

Një banor lokal tha se vajza është qëlluar për vdekje.

Muhammad tha se vrasësit e dyshuar  në mesin e tyre xhaxhai i Naghmas dhe djali i tij, janë arrestuar.

Por rasti i Naghmas nuk është i vetmi. Vrasjet për shkak të nderit u marri jetën qindra vajzave të reja cdo vit në këtë vend.