​Shpesh kemi dëgjuar se këngëtarët shqiptar “kopjojnë” këngë nga artistë të tjerë të huaj duke i sjellë në këtë mënyrë në shqip.

Por këtë herë duket se ka ndodhur e kundërta. Dy këngëtarë turq në këngën “Yüzyılın Aşkı” duket se marrë motive nga kënga e njohur e këngëtares Dhurata Dora, “Ayo”. Sinan Akcil dhe Serdar Ortac e kanë publikuar këngën e tyre më 23 maj të vitit 2017, ndërkohë që kënga e Dhurata Dorës në bashkëpunim me Geek është publikuar në 24 dhjetor të vitit 2016, pra më parë se kënga turke. Dëgjojini të dyja këngët për të kuptuar ngjashmërinë mes tyre.