Sot bëhen një vit që nga dita kur në Turqi pati për grusht shtet. Presidenti Recep Tayyip Erdogan, fajsoi gjithmonë Fetullah Gylenin për këtë puç.

Me këtë rast, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç,sot pati një kërkesë për institucionet kosovare.

Ajo kërkoi të luftohet organizata e Gulenit e cila, sipas saj, është e shtrirë nëpërmjet shkollave, organizatave joqeveritare e mediumeve.

Presidenti turk, mik i liderëve shqiptarë, edhe më parë kishte theksuar dëmin që, sipas tij, shkakton shkollimi i fëmijëve në Kosovë dhe Shqipëri, në shkollat e Gylenit.

Ai nuk ka reshtur së kërkuari që këto shkolla të mbyllen, e ambasadorja turke në Kosovë shtroi edhe një herë këtë kërkesë ndaj institucioneve të vendit. /Express/