Turqia e ka prezantuar sot plan-programin e vitit të ri shkollor në të cilin nuk përfshihet edhe teoria e evolucionit e Charles Darwin. Kjo lëvizje i ka ushqyer druajtjet e opozitës turke se presidenti Recep Tayyip Erdogan është duke i shkatërruar themelet e republikës laike të Turqisë.

Kryetari i Unionit të Mësimdhënësve e ka përshkruar këtë ndryshim në plan-programin e vitit të ri shkollor si hap të madh në drejtim të gabuar për shkollat turke, si dhe një tentim për ta shmangur rritjen e gjeneratave që bëjnë pyetje, transmeton Express.

Ministri i Edukimit, Ismet Yilmaz, ka thënë se elementet kryesore të evolucionit tashmë janë pjesë përbërëse e plan-programit, por se teoria historike e Darwinit nuk do të përmendet deri në universitet.

“Për shkak se është mbi nivelin e studentëve dhe jo e lidhur drejtpërdrejt [me ta], teoria e evolucionit nuk është pjesë e plan-programit shkollor” ka thënë Yilmaz në një konferencë për media.

Ligjvënësi i partisë opozitare, Partia e Popullit Republikan, Mustafa Balbay, ka thënë se çfarëdo sugjerimi se teoria është përtej të kuptuarit të tyre, është ofendim për studentët e shkollave të mesme.

Global