Turqia sot i vlerësoi si tërësisht të pavërteta informacionet mediale se ka ngritur hetim kundër kompanive gjermane “Dajmler” dhe BASF.
“Këto pohime mediale janë tërësisht të pavërteta. Ankara i mbështet investuesit gjerman”, publikoi në murin e tij në Tuiter zëvendëskryeministri turk Mehmed Shimshek.
Shimshek në këtë mënyrë reagoi në pohimet e gazetës gjermane “Cajt” se Qeveria turke Ankarasë i ka dorëzuar listë të personave fizik dhe kompanive për të cilat Ankaraja vlerëson se e mbështesin terrorizimin dhe se janë të lidhura me lëvizjen e predikuesit islamik Fetullah Gjylen, të cilin autoritetet turke e akuzojnë se qëndron pas tentimit të vitit të kaluar për grusht shtet në vend.
Sipas “Cajt” në listën që i është dorëzuar Qeverisë gjermane gjendeshin 68 emra, mes të cilëve edhe ajo e industrisë automobilistike “Dajmler” dhe gjigantin kimik BASF.