Fluturaket pa pilot të bëra nga Turqia dhe të pajisura me sistemet e zgjuara më të fundit të municioneve, u testuan me sukses, njoftuan zyrtarët e një kompanie me bazë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sistemet e zgjuara të municioneve të ngarkuara në dronin ‘Bayraktar TB2’ ishin në gjendje të godasin objektivat 8 kilometra larg”, tha një zyrtarë i kompanisë ‘Baykar Makina’.

Dronet të cilat kanë qenë në inventar të Forcave të Armatosura Turke, xhandarmërisë dhe policisë turke që nga viti 2014, kanë përfunduar 20 mijë orë fluturimi.

Në çdo mësymje, ata mund të fluturojnë deri në 27 orë dhe mund të përdoren në misionet brenda dhe jashtë vendit.

Droni dhe dizajni i saj elektronik, softueri aerodinamik dhe nën-sistemet janë zhvilluar dhe prodhuar në Turqi. Sistemi i zgjuar i municioneve MAM-L, i ngarkuar mbi dronet, është zhvilluar nga raketat e Turqisë ‘Roketsan’.

Ndryshe, Turqia është bërë një ndër vendet kryesore në botë që të jetë e pavarur në teknologjinë e dronit.