Autoritetet turke sot kanë pushtuar nga puna më shumë se 7000 policë, ushtarë dhe nëpunës civilë, një ditë para përvjetorit të grusht-shtetit të dështuar.

Dekreti mbi largimet nga vendet e punës, është pjesë e masave të ndërmarra nga pushteti turk, pas dështimit të grusht-shtetit, ku më shumë se 50-mijë persona janë burgosur dhe dhjetëra-mijëra të tjerë janë larguar nga puna.

Turqia për grusht-shtet e akuzon organizatën FETO të teologut dhe njërin nga personat më të pasur në botë, Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA, raporton Reuters.