Anëtarësimi i Turqisë në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet (ECLAC) u miratua zyrtarisht gjatë një takimi në Nju Jork të martën, ka njoftuar sot Ministria e Jashtme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

ECLAC, e themeluar në vitin 1948, është një nga pesë komisionet rajonale të Këshillit Ekonomik dhe Social OKB-së (ECOSOC) që synon “të kontribuojë në zhvillimin e vendeve të Amerikës Latine dhe të harmonizojë politikat e tyre ekonomike”.

Turqia kishte aplikuar për anëtarësim në ECLAC më 1 shkurt të vitit 2016, gjatë vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Kili. Aplikimi i Turqisë u pranua më 30 janar 2017.

“Ne mirëpresim miratimin formal të anëtarësimit të Turqisë në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet (ECLAC) në takimin e Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së (ECOSOC) dje në Nju Jork”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Anëtarësimi tregon rëndësinë që Turqia i jep Amerikës Latine dhe Karaibeve, thuhet nga Ministria e Jashtme e Turqisë, duke shtuar se strategjia e Turqisë ndaj vendeve në rajon ka për qëllim ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha nivelet, duke përfshirë krijimin e marrëdhënieve institucionale.

T mobile In article [4]