Në Stamboll sot u arrestuan 42 persona të punësuar në dy universitetet në Stamboll, për shkak të gjoja lidhshmërisë me predikuesin Fetullah Gjylen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizim të tentimeve të vitit të kaluar për grusht shtet.

Autoritetet turke nxorën gjithsej 72 urdhër-arreste, ndërsa midis të arrestuarve është edhe akademiku Koraj Çalishkan, deklaroi deputeti i Republikës opozitare Popullore Republikane, Oguz Kan Salixhi.

Të punësuarit nga të dy universitetet janë akuzuar se kanë përdorur aplikacion për mesazhe të shifruara Bajlok, për të cilën Ankaraja konsideron se është bërë speciale për ithtarët e Gjylenit.

Midis personave për të cilët janë publikuar urdhër-arreste janë edhe 19 profesorë nga një shkollë e mjekësisë.

Ndërkohë prokurori publik dha urdhër-arrest për 43 persona, duke përfshirë edhe gjashtë persona, të cilët momentalisht punojnë në zyrën e kryeministrit dhe institucioneve të lidhura.

Më shumë se 50 mijë persona deri tani janë arrestuar për shkak të lidhshmërisë me tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet, ndërsa njëqind mijë janë pushuar nga sektori publik, duke përfshirë edhe profesorë, gjykatës, policë dhe ushtarë.