Një 35-vjeçar shqiptar është bërë protagonist i një skene të shëmtuar mbrëmjen e djeshme në sheshin e Movida, Piazza San Giovanni XXIII në Itali.

Ai tentoi t’i afrohej një vajze qe ishte turiste, duke i kërkuar te shoqëroheshin, por vajza refuzoi dhe nuk ia pranoi ofertën.

 Në këtë moment ai është ndier i ofenduar dhe nuk e ka pritur mirë ofendimin duke e dhunuar.

Sipas mediave italiane, ai e grushtoi vajzën duke i thyer katër dhëmbët e parë. Vajza u shtrua në spital për ndihmën e nevojshme, ndërsa policia ka shoqëruar shqiptarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.