Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, po kërkon të zëvendësojë Ivan Perisicin, i cili pritet të nënshkruajë për Manchester Unitedin në ditët në vijim.
Sipas “Corriere Dello Sport”, Ausilio po kërkon në të gjithë Evropën për përforcime, por atij i është ofruar lojtari i Turqisë, Arda Turan, i cili është i tepërt te Barcelona.
Gjithashtu, Ausilio është i interesuar edhe për sulmuesin e Lazios, Keita Balde Diao.
Mbrojtësi i majtë i Nice, Dalbert, është gjithashtu në fokusin e Interit dhe transferimi i tij mund të ndodhë gjatë ditës së martë.