Në Shkup sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Si deri te rregullativa ligjore e cila do t’i mbrojë organizatat qytetare nga inspektimet arbitrare dhe kontrollet në fushën e punës tatimore dhe financiare?Rekomandime për ndryshime ligjore”.

Tryeza e rrumbullakët është në organizim të nismës joformale për mbrojtje të shoqërisë qytetare “Përgatitje juridike për inspektime në organizatat qytetare” mbështetur nga Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj (SHMJR) në bashkëpunim me Institutin pçër të drejta të njeriut (IPD) dhe Koalicionin të gjithë për gjykim juridik, me mbështetje financiare nga granti ad hok nga programi i Civika Mobilitas.

Qëllimi i tryezës së rrumbullakët është të prezantohen aktivitetet dhe përvojat e zbatuara deri më tani nga inspektimet dhe kotnrollet e kryera, si dhe të debatohet për Policy Brief dhe nismën për para Gjykatës kushtetuese të RM-së për kontestim të dispozitave nga Ligji për tatimin personal të të ardhurave