Dorina Mema, i ka qëndruar besnike deklaratës së saj, sipas së cilës personazhi që do donte ta sillte në formë është këngëtarja Enca “pasi e ka halë në sy dhjamin e saj”.

Në një intervistë për “Thumb”, Dorina është shprehur se do ta kishte shumë të lehtë që të dobësonte Encën, por kjo gjë varej nga vullneti që do të kishte këngëtarja.

Gazetarja: I qëndron ende idesë se do ta prisje me gërshërë Encën?
Dorina: Patjetër që po. Do e kisha të lehtë ta sillja në formë Encën, por nuk e di a do kishte fuqi Enca.

E pyetur se cilët nga personazhet të publikut shqiptar kanë trupin më të bukur, bodybuilder-ja e parë femër në Shqipëri tregon se i pëlqen trupi i Dafina Zeqirit, Ledri Vulajt, Alban Ramosaj, si dhe vlerëson format e këngëtares vlonajte Poni, e cila është dhe nënë.

“Më pëlqen Ledri Vulaj, Alban Ramosaj, Dafina Zeqiri me aq sa kam parë në një videoklip por dhe Poni, ajo është bërë dhe nënë”, shprehet Dorina.

Dorina Mema ka rrëmbyer plot pesë trofe në karrierën e saj, dhe duket se do të mbeten aq.

Bukuroshja shprehet se nuk do të jetë më pjesë e garave, por do vijojë të jetë në këtë sport, tashmë në rolin e juristes.