Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i inkurajoj liderët e vendeve të pjesës lindore të Evropës, që janë të shqetësuar për varësinë nga energjia ruse, që të furnizohen me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara.

Këto komente pritet të bëhen gjatë vizitës së tij në Poloni pasnesër, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë viteve të fundit, Moska  ka ndërprerë furnizimin me gaz gjatë mosmarreveshjeve për çmimet me vendet fqinje në muajt e dimrit.

Aktualish, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të transportojnë gaz në gjendje të lëngët për të parën herë në Poloni dhe zoti Trump do t’u thotë aleatëve në Poloni se ai dëshiron ta lehtësojë sa më tepër procedurën që kompanitë amerikane të dërgojnë gaz në pjesën lindore dhe qendrore të Evropës, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë