Paul Gottinger, i cili aplikoi afër një vit më parë për të sjellë në SHBA të fejuarën e tij iraniane në mënyrë që të mund të martoheshin, është shumë i pashpresë.
Ndalimi i udhëtimit i Administratës Trump, që u ndalon vizat myslimanëve nga gjashtë shtete e ka prekur atë.
Viza mund të marrin prindërit ose bashkëshortët por jo edhe të fejuarit.
Gottinger thotë se ai u takua në internet me të fejuarën 32 vjeçare e cila është inxhiniere ushqimi. Thotë se ata udhëtuan në Stamboll më 2016 për tu takuar drejtpërdrejt dhe vendosën të martoheshin një muaj më vonë.
Çifti aplikoi për vizë afër një vit më parë dhe ende po presin një vendim nga qeveria amerikane.
“Është një proces i rëndë dhe kërkon shumë përkushtim. Por ne jemi të dashuruar dhe do t’ia dalim”, tha ai.
Tha se kanë diskutuar rreth shpërnguljes së tij në Iran, por si amerikan, ai atje mund të jetë i rrezikuar.