Duke i luftuar akuzat se Rusia e ka ndihmuar të futej në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar se Vladimir Putin do ta kishte parapëlqyer një fitore të Hillary Clintonit, përkundër faktit se inteligjenca amerikane ka thënë se lideri rus e kishte drejtuar një përpjekje të maskuar për ta ndihmuar në mposhtjen e Hillaryit.

“Ne jemi shteti më i fuqishëm në botë dhe po bëhemi seç herë e më të fortë sepse unë jam një person i madh ushtarak. Për shembull, nëse do të kishte fituar Hillary, ushtria jonë do të ishte asgjësuar,” ka thënë Trump, transmeton Express.

“Prandaj dhe them, pse do të dëshironte ai që unë të fitoja? Sepse prej së parë unë kam dashur një ushtri të fortë, e ai nuk dëshiron ta shohë një gjë të tillë,” ka thënë Trump.

Në një intervistë me Pat Robertson nga rrjeti televiziv i krishterë, Trump ka thënë: “Ka shumë gjera që unë do t’i bëja e që janë plotësisht e kundërta e asaj që do të dëshironte Putin.”

Po ashtu, Trump ka theksuar se kishte kaluar shumë mirë me liderin rus, të cilin e takoi javën që shkoi në Hamburg.