Administrata e Presidentit Trump filloi nismën “Java e Prodhimeve Amerikane” për të theksuar rëndësinë që kanë fabrikat amerikane si dhe për të theksuar politikat e presidentit që synojnë të transferojnë më shumë vende pune nga jashtë brenda vendit.

Por siç njofton Zëri i Amerikës , shumë nga mallrat e bizneseve të familjes Trump prodhohen në fabrika jashtë vendit, duke shtuar kësisoj kritikat për këtë fushatë të presidentit.

Në Shtëpinë e Bardhë janë ekspozuar produkte nga mbi 50 shtete amerikane, duke filluar nga jahtet të prodhuara në shtetin Maine deri te rumi i ishujve Havai.

Pjesë e ekspozitës ishte edhe helikopteri presidencial “Marine One”, për të përfaqësuar prodhimet e shtetit Kënektikat.

Presidenti Donald Trump hipi në një zjarrëfikëse prodhim i shtetit Viskonsin.

Pak minuta më pas, presidenti Trump firmosi një deklaratë ku 17 korriku shpallej Dita e Prodhimeve Amerikane. Presidenti tha se “shumica e punës është bërë”, sepse administrata e tij ka hequr pengesat rregullatore.

“Për dhjetvjeçarë me radhë Uashingtoni ka lejuar që miliona vende pune në Amerikë të transferohen në vende të tjera falë praktikave të padrejta tregtare. Prisni dhe pak të shikoni çfarë ju pret. Do gëzoheni pa masë”.

Demokratët e kanë quajtur Javën e Prodhimeve Amerikane të organizuar nga administrata e presidentit Trump si “mishërim të hipokrizisë” dhe shtojnë se presidenti, në vend që të mbajë leksione, duhet të përpiqet të jap shembullin e tij.

“Nëse do të bësh moral, filloje nga vetja. Ku janë prodhuar këmishat dhe kollarja e Trumpit? Në Kinë. Po mobiliet e tij? Në Turqi”.

Linja e veshjeve që mban emrin e së bijës, IvankaTrump, prodhohet gjithashtu jashtë vendit, një shqetësim që është ngritur në mënyrë të përsëritur nga gazetarët gjatë konferencave për shtyp të hënave në Shtëpinë e Bardhë:

“Ka disa produkte për të cilat nuk ka kërkesë të lartë këtu në Amerikë. Por njësoj si me shumë produkte të tjera, nëse ka mjaftueshëm kërkesë në treg, atëherë shpresojmë që dikush të ndërtojë një fabrikë”.

Por analistët e tregut thonë se kjo nuk do të ishte aq e thjeshtë, duke qenë që Amerika është sot pjesë e një ekonomie globale ku të gjithë janë të ndërlidhur.

“Koncepti i fabrikës i ka kaluar kufijtë lokalë dhe një produkt i përfunduar që shitet sot në dyqanet amerikane ka përbërës nga pesë, gjashtë apo dhjetë vende të ndryshme”.

Politikëbërësit në Shtëpinë e Bardhë nuk binden përpara këtyre argumenteve, por vazhdojnë axhendën e tyre proteksioniste, miratimi i së cilës kërkon zhbërjen e punës së administratave nga të dy partitë gjatë dekadave të fundit, që në bashkëpunim me grupet e biznesit kanë miratuar marrëveshje të shumta ndërkombëtare tregtare.

sidenti Trump promovon “Javën Made in America”

Administrata e Presidentit Trump filloi nismën “Java e Prodhimeve Amerikane” për të theksuar rëndësinë që kanë fabrikat amerikane si dhe për të theksuar politikat e presidentit që synojnë të transferojnë më shumë vende pune nga jashtë brenda vendit. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, shumë nga mallrat e bizneseve të familjes Trump prodhohen në fabrika jashtë vendit, duke shtuar kësisoj kritikat për këtë fushatë të presidentit.