ShBA i kërkon llogari Turqisë.

Turqia duhet të shpjegoi qëllimin e saj që nga Rusia të blejë sistemet raketore kundërajrore, S400, deklaroi gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

Davis tha se Turqia është shtet anëtar i NATO’s dhe të gjitha shtetet anëtare mund të vënë mes vete në përputhje arsenalet që posedojnë. Duke folur për qëllimin e Turqisë që të blejë sistemin rus, S400, Davis tha se Turqia duhet të jep shpjegime për këtë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili tha se nuk sheh ndonjë arsye për brengë në lidhje me planet për blerjen e sistemit S400.

Erdogan tha se çdo shtet duhet të ndërmerr hapa për të garantuar sigurinë e vet dhe shtoi se zyrtarët turq kanë zhvilluar biseda të pasuksesshme në këtë fushë me amerikanët dhe se Turqia ka qenë e detyruar të filloi hartimin e planeve për blerjen e sistemit S400.