Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot mori pjesë në ceremoninë ushtarake, ku në ujëra filloi lundrimin aeroplanmbajtësja luftarake “Gerald R. Ford” në Norfolk të Virxhinias dhe theksoi se kjo anije do ua fut dridhjet e frikës armiqve amerikanë.

“Kur bëhet fjalë për betejë, ne nuk duam një luftë të drejtë. Ne kërkojmë fitore dhe do të kemi fitore të plotë, më besoni”, tha  Trump.

ImageFOTO GALERI
Global

“Çeliku amerikan dhe duart amerikane kanë ndërtuar këtë anije 100,000 tonë, për të dërguar mesazhin në botë. Fuqia e Amerikës nuk është e dyta”, tha presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë dhe shtoi se kjo anije do ua fut dridhjet e frikës armiqve amerikanë.

Kjo është aeroplanmbajtësja e brezit të ri, që ka kushtuar në vlerë 13 miliardë dollarë, e cila mund të bart armë bërthamore.

T mobile In article [4]