Presidenti amerikan Donald Trump, u takua dy herë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë G20-ës në Hamburg, në një takim të fshehtë, të pazbuluar gjatë samitit.

Lajmi u konfirmua nga vetë Shtëpia e Bardhë.

Ata folën pas përfundimit të një darke zyrtare, por Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar asgjë që është diskutuar.

Presidenti Trump ka dënuar komentet e mediave për takimin si “të sëmura”.

Marrëdhënia e dy udhëheqësve është vënë gjithnjnë nën vëzhgim mes akuzave për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se Moska u përpoq të mdërhynte në zgjedhje në favor të zotit Trump. Ndërkohë presidenti amerikan ka hedhur poshtë akuzat për ndonjë bashkëpunim.