Temperaturat e larta në verë na bëjnë sigurisht që të ndryshojmë garderobën tonë. Në këtë stinë, ne “zhvishemi”, që të përballojmë sa më lehtë vapën. Edhe për sa i përket këpucëve, në verë ne preferojmë sandalet apo shapkat.

Por duke i veshur ato, këmbët janë më të ekspozuara ndaj mjediseve të ndryshme dhe mundësia e shfaqjes së infeksioneve kërpudhore në zonën e gishtave është më e madhe.

Kjo është arsyeja se pse duhet të kujdeseni shumë për to në mënyrë që të shmangni shfaqjen e problemeve të ndryshme që mund të bëhen pengesë për shumë procese jetësore.

Por, ka një metodë që ruan higjienën e këmbëve gjatë verës dhe i bën ato të duken perfekte.

Niseshte misri
Niseshteja e misrit është një përbërës fantastik që absorbon në një masë të madhe lagështirën dhe parandalon formimin e baktereve të këqija dhe infeksioneve kërpudhore të këmbëve.

T mobile In article [4]

Mjafton të miksoni ½ lugë çaji niseshte me pak ujë të ngrohtë dhe ta zieni në zjarr derisa përzierja të bëhet homogjene. Aplikojeni këtë përzierje te këmbët dhe lëreni për 1 minutë. Më pas shpëlajini këmbët me ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë trajtim rregullisht në mënyrë që këmbët tuaja të shërohen shumë shpejt dhe t’i mbani ato të shendetshme.