Tronditet Maqedonia nga një aksident që ndodhi sonte në rrugën regjionale Shtip-Veles, ku humbën jetën tre persona dhe u plagos një fëmijë, njofton TetovaSot.

Aksidenti ka ndodhur në ora 19:45 në rrugën regjionale Shtip – Veles në vendin e quajtur “Pika e Zezë”, nga një përplasje në mes dy makinave “Golf”.

Në “Golf” me targa të Kumanovës ishin katër persona nga të cilët një burrë, dy gra dhe një fëmijë. Në vend kanë vdekur burri dhe një grua dhe gruaja tjetër është transferuar në Qendrën Mjekësore në Veles, ku edhe vdiq në spital. Fëmija u transferua në Qendrën Emergjente në Shkup.

Megjithatë, po punohet në identifikimin e të vdekurve.

Trafiku nga ora 20:15  është ndalur në të dy drejtimet./TetovaSot

T mobile In article [4]