Policia kundër terrorizmit në Australi ka ndaluar në kohë një komplot të dyshuar për të rrëzuar një aeroplan.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri australian, Malcolm Turnbull.

Turnbull doli në një deklaratë për shtyp pas arrestimit të katër personave  në Sidnei.

Hetuesit thanë se kishin konfiskuar materiale që mund të ishin përdorur për të bërë një pajisje shpërthyese,  e cila ishte planifikuar të hidhte në erë një aeroplan.

Turnbull tha se bastisjet kishin qenë një “operacion i madh i përbashkët kundër terrorizmit”.

Ai tha se vendi dhe aeroportet lokale dhe ndërkombëtarë por ruheshin nga siguria shtesë.

Niveli i kërcënimit kombëtar të terrorizmit në Australi mbetet i “mundshëm”.

Policia Australiane tha se katër personat e arrestuar ishin  frymëzuar nga ekstremistët e ISIS-it.

Ai tha se policia nuk kishte ende informacion mbi “sulmin specifik, vendndodhjen, datën ose kohën”, duke shtuar se ai priste që hetimi të jetë “i gjatë dhe i lodhshëm”.