Nëse mendoni se lyerja e lëkurës me krem kundra rrezeve është zgjidhja e duhur, keni menduar gabim.

Mbrojtja për të parandaluar djegien është e nevojshme padyshim, por bllokimi i plotë i qelizave nuk është zgjidhja ideale.

Ne bllokojmë diellin por harrojmë se kremrat janë një “banjë toksike” kimikatesh të dëmshme për lëkurën.

Shkenca ka provuar se çfarë ne vëmë mbi lëkurë depërton me thellësi në trupin tonë dhe në venat e gjakut. Duke patur parasysh kimikatet e dëmshme në kremrat e lëkurës, këta të fundit më shumë e dëmtojnë lëkurën e ekspozuar në diell se sa e mbrojnë.

Dielli nuk është aq i dëmshëm saç supozohet. Në fakt ekspozimi në diell mund të na mbrojë nga kanceri i lëkurës.

Siç dihet trupi i njeriut ka nevojë për vitaminën D që sigurohet nga dielli. Nëse shpenzoni kohë në diell lëkura fiton imunitet.

Vaji i kokosit është një nga produktet më të shëndetshme përsa i përket mbrojtjes nga rrezet e diellit.