Analisti Baton Haxhiu, një mbështetës i afërt i Ramës, madje shpesh është cilësuar edhe “lakmusi” i sipërmarrjeve politike të Ramës ka bërë një deklaratë tepër befaqesuse mbrëmë në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala.

Gjatë intervistës, ai tha se me shumë mundësi Meta nuk do të betohet në korrik dhe kjo për shkak se ka shumë hidhërim si në të majtë ashtu edhe në të djathtë.

Pjesë nga intervista

Pjesë nga intervista

A do të betohet zoti Meta në korrik?

B,H: Dyshoj. Në se nuk ndodh diçka unë mendoj se gjasat e betimit të tij janë shumë të vogla.

B.H: A do e marr PS, apo do ja jap PD-së?

Atëherë i bie ose Basha ose Berisha.

A ka ndonjë mundësi që Rama, “Noriegën” pra Berishën ta zgjedhë president?

B.H: Partia Socialiste nuk e zgjedh, sepse Rama nuk do e kishte problem. Rama në 18 maj ka thënë: Falenderoj Lulzim Bashën që në 18 maj zgjodhi Shqipërinë para politikës, ka qenë e mjaftueshme.

Në 25 korrik…

Më 9 shtator bëhet qeveria, se është me kushtetutë,

Nuk bëhet më herët?

B.H: Nuk bëhet, kryetari zgjidhet më 24, por realisht nuk zgjidhet…

Pse?

B.H: Dyshoj që zoti Meta mund ta bëjë betimin… Ka hidhërim shumë në PS dhe PD

Edhe në PD?

B.H: Po

Te Berisha se besoj që ka hidhërim?

B.H: Pyete Berishën se mund të jetë pretendues për ndonjë kandidat të vetin…