Triumf i Marc Marquez në pistën e Gjermanisë. Emocione, adrenalinë, rivalitet dhe mbi të gjithë shpejtësi marramendëse. Kjo ishte panorama e garës së radhës në Moto Gran Prew. Është piloti spanjoll i Hondas, Marc Marquez ai që bën ligjjin në pistë  dhe në këtë pikë mund të konsiderohet një lloj tiranie nga ana tij. Kjo është e teta herë që ai regjistron një fitore në Sanksering.

Garë e ashpër ajo mes Marquez dhe Jonas Folger, me këtë të fundit që arriti të zinte vendin e dytë. Në pod u ngjit edhe Daniel Pedrosa, i cili u pozicionua në vendin e tetë. Rivalitet pati edhe mes dy pilotëve të Yamaha-s, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi, të cilët u pozicionuan me të parin në vendin e katërt ndërsa Doktori në pestin. Për spanjollin Marquez kjo ishte një fitore më shumë peshë, pasi i jep atij mundësinë të rigjejë edhe një herë tjetër besimin tek vetja e tij, i cili lë të hapur cështjen se kush do të jetë kampioni i MotoGP, me garën e ardhshme që është e parashikuar në kalendar të zhvillohet me 6 Gusht  në pistën Brno të  Çekisë.

Loading...