Një tjetër shpërthim tritoli pati në pronën e një biznesmeni në Vlorë. Gjatë orëve të para të mëngjesit, R.M i kishin vendosur një pako të vogël me eksploziv në portën e banesës, në katin e dytë të ndërtesës. Nuk pati dëme në njerëz por hyrja u dëmtua. Po këtij personi, disa ditë më parë i kanë vendosur tritol në lokal, i cili ndodhet në katin e parë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirimi” pranë rrugës Demokracia dhe në momentin e shpërthimit nuk ka patur njerëz në banesë. Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.