Në kuadër të Samitit të Triestes kryeministri Zoran Zaev takoi homologun shqiptar, Edi Rama. Në fokus të bisedës ishte forcimi i miqësisë dhe thellimi i gjithanshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve. Në një status në Facebook, Zaev shkruan: “Në takimin me kryeministrin Edi Rama vërtetuam se ndajmë vizion të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.” Ndërsa Rama deklaroi se takimi ishte premtues dhe që shpreson se marrëdhëniet mes dy vendeve do të ngrihen në një nivel tjetër.

Është shumë mirë, është shumë miqësore, premtuese dhe unë shpresoj që do të sjellim marrëdhëniet në një nivel tjetër dhe është shumë e qartë për mua dhe neve që  një Maqedoni e suksesshme nënkupton një Shqipëri të suksesshme dhe sa më e mirë është Maqedonia, më mirë jemi të gjithë ne. Kjo nuk është Qeveria paraprake, kjo është një retorikë përbrenda Maqedonisë dhe unë as nuk ka nevojë që t’i përgjigjem asaj. Është pjesë e përplasjeve të brendshme politike dhe fatkeqësisht që çështje aq të palogjikshme si marrëdhëniet ndëretnike mund të bëhen ushqim për shpirtrat nacionalist por unë jam i sigurt që njerëzit e kuptojnë që këto janë gjepura– deklaroi kryeministër i Shqipërisë Edi Rama.