“Trekëndëshi i Bermudës” është një nga misteret më të mëdha për shkak se dhjetra anije e aeroplanë janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Tashmë një shkencëtar nga Australia ka një teori tjetër për këto zhdukje misterioze. Karl Kruszelnicki thotë se zhdukjet e anijeve dhe aeroplanëve janë thjesht një gabim njerëzor. Duke folur për “News.com.au”, ai hedh poshtë tezën e deritanishme.

Mendohet se në “Trekëndëshin e Bermudës” mbizotërojnë forca të mbinatyrshme. Por, pavarësisht fatkeqësive të shumta që kanë ndodhur në atë zonë, Kruszelnicki thotë se numri i avionëve të zhdukur është njësoj sa edhe në anët e tjera të globit kur kanë ndodhur gabime njerëzore.

Megjithatë, përgjatë gjithë këtyre viteve shkencëtarët nuk kanë identifikuar asnjë faktor të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar zhdukjet misterioze.

T mobile In article [4]